mexhiti cairi po pergatitet per bajram 69ba09b8c00dd

Mexhiti: Çairi po përgatitet për Bajram

March 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ka shoqëruar ekipet e Higjienës Komunale të cilët po kujdesen që gjatë ditës së Bajramit komuna të jetë e pastër.

“Çdo ditë angazhohemi për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike, ndërsa sonte ky angazhim po intensifikohet edhe më shumë. Ka nisur pastrimi i plotë i rrugëve, parqeve, trotuareve dhe zonave përreth kontejnerëve, me qëllim që çdo cep i Çairit të reflektojë dinjitetin e kësaj feste”, ka njoftuar Mexhiti.

Mexhiti ka siguruar se Bajrami do të pritet me respekt, gëzim dhe ndjenjë solidariteti, ashtu siç e meriton një ditë që bashkon familjen, shoqërinë dhe vlerat tona më të mira.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shqiptari qe jeton ne vjene jep detaje per tragjedine ku vdiqen tre shqiptaret e kosoves dhe nje tjeter nga bosnja 69b9e3484632e
Lajmi i mëparshëm

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën tre shqiptarët e Kosovës dhe një tjetër nga Bosnja

rikthehet zinxhiri i shpetimit cilet jane kater banoret qe i bashkohen rogertit ne televotim 69ba4a563ae12
Lajmi i radhës

Rikthehet zinxhiri i shpëtimit, cilët janë katër banorët që i bashkohen Rogertit në televotim

Të fundit nga

ShkoLartë