IZET MEXHITI 2 3

Mexhiti: Çairi po ndryshon për çdo ditë, lagja Gazi Babë shembull i punës së VLEN-it në qeveri (VIDEO)

September 18, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i parë i vendit, Izet Mexhiti, ka publikuar sot në mëngjes një video nga Lagjja e Gazi Babës.

Me një përshëndetje të thjeshtë, “Mirëmëngjesi nga rruga 157 në Lagjen Gazi Babë” Mexhiti ka shpalosur para opinionit rezultatet konkrete të punimeve që po zhvillohen pa ndërprerje gjatë një viti e gjysmë të qeverisjes së VLEN-it.

Sipas Mexhitit pamjet nga terreni tregojnë qartë se premtimet nuk mbetën vetëm fjalë, por u kthyen në projekte reale që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Infrastruktura e re, dinamika e punimeve dhe serioziteti i qasjes janë dëshmi se VLEN-i po sjell standarde të reja të zhvillimit në Çair.

Mexhiti përmes kësaj videoje gjithashtu ka treguar qartë se Çairi meriton zhvillim dhe kjo bëhet vetëm me punë të ndershme, transparente dhe të përditshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IBE PALIKUQI 1
Lajmi i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi vazhdon rrugëtimin kulturor ndërkombëtar!

strategjia e kasamit per arsimin nje vizion per te ardhmen e tetoves 68cbd0d72cb24
Lajmi i radhës

Strategjia e Kasamit për arsimin një vizion për të ardhmen e Tetovës!

Të fundit nga

ShkoLartë