FB IMG 1764788535235

Mexhiti: Çairi nis epokën e re të përfshirjes dhe mbështetjes për personat me aftësi të ndryshme

December 3, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës së Personave me Aftësi të Ndryshme, Komuna e Çairit ka dhënë një mesazh të fuqishëm për përfshirje dhe barazi. Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, mori pjesë në inaugurimin e organizatës së re “INKLUDIVERSA”, një nismë që synon të krijojë hapësira më të qasshme dhe më mbështetëse për çdo qytetar.

“Me shumë respekt dhe mbështetje mora pjesë edhe në inaugurimin e organizatës “INKLUDIVERSA”, një nismë e rëndësishme që synon krijimin e hapësirave më të qasshme dhe mbështetëse për çdo qytetar”, ka theksuar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e kësaj date, duke kujtuar se përfshirja dhe fuqizimi i personave me nevoja të veçanta është obligim i mbarë shoqërisë.

“Secili qytetar meriton respekt, mundësi të barabarta dhe mbështetje për të zhvilluar potencialin e tij të plotë”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se kjo është rruga drejt një shoqëria më të drejtë dhe më human.

Komuna e Çairit, sipas kreut të saj, punon çdo ditë për të ndërtuar një mjedis tërësisht gjithëpërfshirës.

“Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe duhet të gjejnë mbështetje, kujdes dhe mundësi reale për t’u integruar në të gjitha sferat e jetës”, ka thënë Mexhiti.

Ky angazhim, siç potencoi kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, është pjesë thelbësore e vizionit të Çairit për një komunë moderne, të barabartë dhe të hapur për të gjithë, një model i përparimit social në vend.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

simbol i festave te fundvitit aktori i i vetem ne shtepi braktis aktivitetin per 35 vjetorin e filmit 69307ed76b74f
Lajmi i mëparshëm

Simbol i festave të fundvitit, aktori i “I vetëm në shtëpi” braktis aktivitetin për 35-vjetorin e filmit

merr driten jeshile paketa fiskale debat ne kuvend per skemen e tvsh dhe faljen e gjobave brace kritika per vonesat 693091744220f
Lajmi i radhës

Merr dritën jeshile paketa fiskale, debat në Kuvend për skemën e TVSH dhe faljen e gjobave/ Braçe kritika për vonesat

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë