IMG 3758

Mexhiti: “Çairi në ritmin e shëndetit” sjell mjekët më pranë qytetarëve me ligjërata dhe këshillime falas

July 16, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim pune me mjekët e përfshirë në platformën “Çairi në ritmin e shëndetit”, në të cilin u dakorduan aktivitetet e radhës që do të realizohen në kuadër të kësaj nisme.

Duke filluar nga java e ardhshme, në objektin e Komunës së Çairit do të organizohen ligjërata publike me pediatër, gjinekologë, mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë këshilla profesionale dhe informacione për ruajtjen e shëndetit dhe rëndësinë e parandalimit.

Paralelisht, ekipet mjekësore do të vazhdojnë të jenë çdo ditë të pranishme në parqet e Çairit me stenda informuese, ku qytetarët do të mund të marrin këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të informohen mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

“Qëllimi ynë është ta afrojmë kujdesin shëndetësor sa më pranë çdo qytetari. Përmes kësaj platforme po ndërtojmë një kulturë të parandalimit dhe po krijojmë mundësi që qytetarët të marrin këshilla profesionale dhe shërbime bazë shëndetësore në komunitetin e tyre,” deklaroi Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e trishte pa nenen pertej rruges 11 vjecari humb jeten pasi u godit nga autobusi 6a58c61088279
Lajmi i mëparshëm

E trishtë: Pa nënën përtej rrugës, 11-vjeçari humb jetën pasi u godit nga autobusi

snezhana paunoviq ilustrim pse maqedonia e veriut nuk guxon te varet nga serbia ne rrugen e saj drejt integrimit ne be 6a58cace5e7d6
Lajmi i radhës

Snezhana Paunoviq – ilustrim pse Maqedonia e Veriut nuk guxon të varet nga Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë