IZET MEXHITI 2

Mexhiti: Çairi mbetet qendër e rëndësishme kulturore ku libri dhe dijet nderohen çdo ditë (FOTO)

November 27, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Çairit u mbajt sot një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë, promovimi i gjashtë titujve të rinj të Shtëpisë Botuese “SHKUPI”, realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Suedia, në kuadër të manifestimit “Ditët e Letërsisë Suedeze”.

Ky aktivitet, i cili tashmë është shndërruar në traditë, mblodhi bashkë shkrimtarë, studiues, mësues dhe dashamirës të librit, duke krijuar një atmosferë të pasur me ide, krijimtari dhe dialog kulturor. Ngjarja u përshkrua si një hapësirë e vlefshme ku kultura jonë ndërthuret me përvojat e letërsisë moderne suedeze.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, përgëzoi Shtëpinë Botuese “SHKUPI” për 31 vjet punë të pandërprerë dhe kontribut të çmuar në jetën intelektuale dhe kulturore të shoqërisë.

Mexhiti gjithashtu ka shprehur mirënjohje edhe për të gjithë pjesëmarrësit që e pasuruan këtë promovim me praninë dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se Çairi mbetet një qendër e rëndësishme kulturore ku libri dhe dijet nderohen çdo ditë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Buteli sot feston Ditën e SH.F “Petar Zdravkovski – Penko”, shembullit të respektit dhe bashkëjetesës

gashi mbrojtja e grave eshte edhe obligim moral 69284af4f19f8
Lajmi i radhës

Gashi: Mbrojtja e grave është edhe obligim moral!

Të fundit nga

Arditi: Jam i zhgënjyer nga Fjolla Morina

“Kush të ka zhgënjyer më së shumti deri tani?” – ka qenë pyetja për Arditin në Darkën e të Nominuarve. Ai është shprehur se i zhgënjyer është ndjerë nga ish-banorja e BBVK-së,

Prishtina përforcohet me lojtarin nga Holanda

Klubi me renome i futbollit Prishtina po kompletohet për pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për titullin e kampionit të Kosovës. Përforcimi i radhës është futbollisti nga Holanda, Sylian Mokono.  “Sylian
ShkoLartë