mexhiti cairi ka dhene shume per shkupin tani eshte koha ti kthehet

Mexhiti: Çairi ka dhënë shumë për Shkupin, tani është koha t’i kthehet borxhi

September 28, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit lokal të nëndegës “Kongresi i Manastirit”, ka reaguar ndaj akuzave se projektet e fundit në Çair përbëjnë keqpërdorim të Qeverisë.

Mexhiti theksoi se për të sjellë një projekt në realizim kërkohet punë dhe përkushtim.

“Për të ardhur në realizim një projekt duhet të kesh ide, të bësh projektin, të marrësh lejen, ta kalosh në buxhet, të hapësh procedurë tenderimi dhe të fillojë realizimi. Ne kemi punuar një vit që sot bagerat të jenë gjithëkund nëpër Çair,” tha ai.

Duke replikuar ndaj kundërshtarëve të tij politik, Mexhiti shtoi: “Abuzim nuk është kur punon për Çairin prej në Qeveri. Abuzim është kur je 8 vjet në Qeveri – Zëvendëskryeministër, ministër i punëve të jashtme, ministër i integrimit, ministër i se di çkahit – edhe në fund asnjë bager, asnjë projekt, asnjë të mirë për Çairin.”

Ai u shpreh se nëse investimet në Çair quhen abuzim, atëherë është i gatshëm të bëjë edhe më shumë që t’i kthehet borxhi Çairit për atë që historikisht i ka dhënë Shkupit dhe shqiptarisë.

“Nëse është kjo abuzim, ne do abuzojmë edhe më shumë. Jo vetëm Qeverinë, por edhe Qytetin e Shkupit, edhe ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit do i ‘abuzojmë’, dhe do u bëjmë presion që t’ia kthejnë borxhin Çairit, sepse Çairi historikisht ka bërë shumë për Shkupin dhe për shqiptarët, në çdo dimension – kulturor, fetar, kombëtar. Kur nuk ka pas hise në buxhet, esnafi i Çarshisë i ka ndejt mbrapa” – theksoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

banoret e teteks 1 bashke me bilall kasamin diskutojne per kapitullin e dyte dhe zhvillimin e tetoves 68d8f3584522c
Lajmi i mëparshëm

Banorët e Teteks 1 bashkë me Bilall Kasamin diskutojnë për Kapitullin e Dytë dhe zhvillimin e Tetovës

mediat braziliane i arratisur ne brazil gjyqtari i gjykates se larte federale urdheron arrestimin e biznesmenit ervin mata 68d901d4601fc
Lajmi i radhës

Mediat braziliane: I arratisur në Brazil, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale urdhëron arrestimin e biznesmenit Ervin Mata

Të fundit nga

ShkoLartë