“Në rrugën 157 në lagjen Gazi Babë rrjeti atmosferik veç më ka përfunduar dhe po lidhet me gypin kryesor në bulevard dhe është problem i tejkaluar për këtë rrugë.” Kështu ka thënë kandidati i VLEN-it për kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti në videon e radhës të postuar sot nga terreni. Mexhiti gjithashtu ka theksuar përkushtimin e tij për të përfunduar me sukses projektet kapitale që zgjidhin probleme dekadash për qytetarët e Çairit.
“Jemi në rrugën 157 dhe mund të konstatojmë që rrjeti atmosferik veç më ka përfunduar dhe po lidhet me gypin kryesor në bulevard dhe është problem i tejkaluar për këtë rrugë. Po punohet në mënyrë intensive edhe rrjeti i ri i ujësjellësit, një pjesë e mirë është kryer. Ju bëj apel edhe qytetarëve të lagjes që të bashkëpunojnë, të kenë durim me ndërmarrjen e cila punon për ta përmbyllë këto ditë edhe rrjetin e ujësjellësit dhe pas kësaj pason edhe asfaltimi i tërësishëm, ndriçimi i tërësishëm i rrugës dhe me sukses mbyllet edhe kjo pjesë e lagjes së Gazi Babës,” ka deklaruar Mexhiti.
Ky projekt, sipas Mexhitit që përfshin rikonstruimin e tërësishëm të rrjetit atmosferik, ujësjellësit dhe infrastrukturës nëntokësore, dëshmon qartë se ai bashkë me ekipin e tij janë të fokusuar tek mirëqenia e qytetarëve dhe transformimi i Çairit.
Mexhiti gjithashtu ka theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët dhe angazhimit të institucioneve, Çairi do të vazhdojë të bëhet një komunë edhe më moderne dhe funksionale, ku çdo lagje do të ketë kushte dinjitoze për jetesë.


