mexhiti cairi gati per vitin e ri shkollor me 1 shtator nis modeli i mesimit me nje nderrim 68b04d176afc7

Mexhiti: Çairi gati për vitin e ri shkollor, më 1 Shtator nis modeli i mësimit me një ndërrim

August 28, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se të gjitha shkollat e komunës janë përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 Shtator. Ai theksoi se janë bërë investime aty ku ka pasur më shumë nevojë, si dhe një pastrim gjeneral në çdo shkollë.

“Çairi është gati për 1 Shtator! Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar të gjitha shkollat e Çairit, për t’u siguruar që çdo gjë është gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Aty ku ka pasur nevojë, kemi nisur menjëherë investimet e duhura, ndërsa paralelisht është bërë edhe pastrimi gjeneral i të gjitha shkollave,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se vizitat u përmbyllën në SHF “Vasill Vllavinov”, të cilën e cilësoi si “një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës sonë, ku fëmijë nga të gjitha bashkësitë etnike mësojnë së bashku.”

FB IMG 1756378301694

Sipas Mexhitit, këtë vit rreth 1000 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave të Çairit. “Për ta, por edhe për çdo nxënës tjetër, kemi një obligim të madh: të sigurojmë mësim sa më cilësor, dhe kushte më të mira,” u shpreh ai.

Në këtë drejtim, kandidati i VLEN-it paralajmëroi se prej këtij viti do të nisë zbatimi i modelit të mësimit me vetëm një ndërrim. “Për këtë arsye po punojmë që mësimi në Çair të zhvillohet vetëm në një ndërrim. Këtë model do ta nisim më 1 Shtator në SHF ‘Kongresi i Manastirit’, për ta zgjeruar më pas edhe në shkollat e tjera,” tha Mexhiti, duke shtuar se kjo do t’u japë fëmijëve më shumë kohë për mësim, aktivitete, zhvillimin e talenteve dhe një fëmijëri më të shëndoshë.

FB IMG 1756378289375

Ai falënderoi gjithashtu drejtoritë dhe stafin e shkollave për bashkëpunimin: “Këto rezultate nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin e drejtorive të shkollave dhe stafit të tyre. Ndaj, një falënderim i veçantë shkon për ta, për pritjen, për angazhimin dhe për përkushtimin që treguan në çdo hap të këtij procesi.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI
Lajmi i mëparshëm

Osmani pas mesazhit të Borrellit: Ne tashmë kemi formuar ekip për fondet evropiane

siljanovska davkova te tejkalojme krizen shpirterore dhe morale dhe te kthehemi te vlerat e verteta 68b0598ff0791
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Të tejkalojmë krizën shpirtërore dhe morale dhe të kthehemi te vlerat e vërteta

Të fundit nga

Davies: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

Pas 261 ditësh pushim të detyruar nga dëmtimi i ligamentit në fund të marsit, Alphonso Davies u rikthye në fushë të martën mbrëma, në ndeshjen e Champions-it kundër Sporting Lisbona. 25-vjeçari kanadez
ShkoLartë