IZET MEXHITI 5

Mexhiti: Çairi është diamant, nuk është ‘Kandahar’ siç e fyejnë nga injoranca! (VIDEO)

August 22, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe njëherësh kandidat i VLEN-it për kryetar i Çairit dha një përgjigje të fuqishme dhe shumë krenare përballë fyerjeve që iu bënë ditë më parë kësaj komune.

I pyetur nga gazetari i Kosovës, Mirlind Behluli se si e ndjeu veten kur Çairi u quajt “Kandahar”, Mexhiti, me qetësinë dhe mençurinë e tij karakteristike dhe këtë përgjigje.

“Nuk e di si e kanë quajtur, unë e quaj Çairin diamant. Është shumë i vogël, vetëm 3.4 kilometra, por reflekton gjerë. Ata që e kanë quajtur ‘Kandahar’, ne do ua kryejmë edhe kanalizimin në Zajaz, e mandej le të flasim për estetikë e çështje tjera,” ka deklaruar Mexhiti.

Deklarata e Mexhitit jo vetëm që i jep dinjitet Çairit, por edhe e shndërroi fyerjen e bërë ditë më parë në një bumerang që godet autorin e saj. Në vend që të përmendte me emër kryetarin e BDI-së, Mexhiti zgjodhi të tregojë nivel, duke e ngritur Çairin mbi çdo lloj etikete fyese.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise eshte kryer transplanti me i nderlikuar i kockes ne kliniken e ortopedise ne shkup 68a84d0f50038
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë: Është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë në Shkup

u perplas nga nje makine ne pogradec vdes e moshuara rruges per ne spital 68a8567817572
Lajmi i radhës

U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital

Të fundit nga

ShkoLartë