IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Çairi do të bëhet komuna më moderne në Shkup (FOTO)

October 7, 2025
min lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e parë të programit të tij fitues, që ka të bëjë me modernizimin e plotë të infrastrukturës në këtë komunë.

Në thelb të planit të tij qëndron zgjidhja përfundimtare e problemit shumëvjeçar të parkimit, përmes investimit më të madh në historinë e Çairit në hapësira moderne parkimi. Mexhiti paralajmëroi ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu”, me kapacitet prej 800 veturash në 12.500 metra katror, projekt që do ta lirojë qendrën e qytetit dhe do ta rrisë vlerën e Çarshisë së Shkupit.

Gjithashtu, ai njoftoi se në Fushë Topanë do të ndërtohet një parking i madh prej 2.150 metra katror, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në lagje, ndërsa në pesë pika strategjike të Çairit, tek Çairçanja, në lagjen Sauk Çeshmja, në Fushë Topanë, në bulevardin Nikolla Karev dhe te salla Partizan, do të ndërtohen garazhe moderne në kate, duke siguruar një zgjidhje të përhershme për parkimin.

Në planin e zhvillimit urban përfshihet edhe transformimi i rrugëve kryesore, përfshirë rrugën Cvetan Dimov, e cila do të shndërrohet në bulevard modern me gjashtë korsi dhe shtigje biçikletash, si dhe zgjerimi i bulevardit Mit’hat Frashëri dhe lidhja Xhon Kenedi – Nikolla Karev, që do të krijojnë një korridor të ri komunikacioni për ta bërë lëvizjen më të shpejtë e më të sigurt.

Projekti përfshin edhe rikonstruksione të plota në lagjet Tophanë, Çair të Vjetër, Fushë Topanë dhe Teneqe Mahallë, duke përfshirë rrugët Emin Duraku, Ferid Murati, Maksut Sadik dhe Parashqevi Qiriazi. Po ashtu, Çairi do të fitojë ndriçim të ri publik, instalime elektrike nëntokësore dhe rrugë njëkahëshe për më shumë rend, siguri dhe efikasitet.

“Ky është programi fitues i zhvillimit, me projekte madhore dhe lokacione të sakta, që do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe bizneseve në çdo lagje të Çairit. Është koha për investime, për punë dhe për zhvillim. Është koha që Çairi të ecë përpara!”, deklaroi Mexhiti.

Ky plan, sipas Mexhitit, është projekti më ambicioz urban në historinë e komunës së Çairit, i cili do ta kthejë këtë komunë në një model të qytetarisë moderne dhe funksionale në Shkup.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kosove shenon rritje numri kartelave bankare 68e4e7b08a384
Lajmi i mëparshëm

Në Kosovë shënon rritje numri kartelave bankare

dimitrieska kocoska maqedonia pjese e sepa s hap i rendesishem ne permiresimin e kushteve te punes dhe jeteses pagesat ndaj be se me te lira si per qytetaret ashtu edhe per bizneset 68e4fa149c7b8
Lajmi i radhës

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia pjesë e SEPA-s, hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës, pagesat ndaj BE-së më të lira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset

Të fundit nga

ShkoLartë