Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se ndërtimi i bulevardit “Cvetan Dimov” është tashmë i përfshirë në buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe se procesi do të ecë përpara pa vonesa.
Sipas Mexhitit, po punohet me intensitet të lartë për të siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe për të gjetur zgjidhje që nuk do të ngadalësojnë punimet. Ai theksoi se pika më kritike mbetet banesa përballë shkollës fillore “LIRIA”.
“Nuk ka objekte afariste që duhet të rrënohen. Nëse eventualisht ndonjë qytetari i merret ndonjë pjesë e pronës së tij, ai do të dëmshpërblehet në mënyrë të drejtë,” deklaroi Mexhiti.
Mexhiti ishte i prerë se projekti do të realizohet.
“Ndërtimi i bulevardit ‘Cvetan Dimov’ do të bëhet, këtu nuk ka hamendje.”


