IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Bujar Osmani të mos fshihet pas mantelit të mjekut! Ai ka qenë fytyra kryesore politike e rastit Monstra!

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Bujar Osmanit, kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, i cili tentoi të shmangë përgjegjësinë për rastin famëkeq “Monstra” me arsyetimin se gjatë asaj periudhe ka qenë “një mjek i thjeshtë”.

I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Mexhiti e ka goditur Osmanin me një kundërpërgjigje të shkurtër.

“Nëse ka qenë mjek, atëherë pse është marrë me rastin Monstra? Nëse ka qenë mjek i thjeshtë, pse ai ka qenë figura politike më e eksponuar në atë rast?”, ka deklaruar Mexhiti.

Sipas Mexhitit, kjo është edhe një provë më shumë e hipokrizisë dhe manipulimit politik që për vite me radhë ka karakterizuar funksionimin e strukturave të BDI-së, ndërsa qytetarët tashmë janë të lodhur nga mashtrimet dhe justifikimet e tilla.

Mexhiti gjithashtu ka thënë se rasti “Monstra” është goditje e drejtpërdrejt për Bujar Osmanin edhe atë në pikën më të ndjeshme të tij, një plagë e hapur për shoqërinë shqiptare që, sipas Mexhitit, nuk do të shërohet me gënjeshtra dhe deklarata të turpshme të tipit “kam qenë mjek”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë! (VIDEO)

kasami tetova po rilind po bejme edhe projekte madhore te cilat nuk ishin bere me dekada 68ece313d2cf5
Lajmi i radhës

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

Të fundit nga

ShkoLartë