IZET MEXHITI NE KOHA 2

Mexhiti: Bujar Osmani si ish ministër i Shëndetësisë edhe në spitalin e nënave të Çairit ka vjedhur! Rasti “Pacienti” është provë e qartë! (VIDEO)

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “RISHTAZI” në gazetën Koha, përballë gazetarit Nazim Rashidi, ka lëshuar një akuzë të fuqishme në drejtim të kundër kandidatit të tij nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani.

“Të vetmen punë që e ka bërë Bujar Osmani sa ka qenë ministër i Shëndetësisë është rinovimi i spitalit gjinekologjik në Çair. Fatkeqësisht, ai edhe aty ka vjedhë! Gjykata speciale e formuar në Maqedoni, të cilën e kemi llogaritur që është gjykata më neutrale, e përkrahur nga ndërkombëtarët, një prej rasteve të saj ka qenë edhe rasti ‘Pacienti’ për spitalin gjinekologjik në Çair, spitalin e nënave të Çairit,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti me këtë deklaratë ka ngritur tonet e fushatës duke i kujtuar qytetarët e Çairit lidhur kundër kandidatin e tij me afera korruptive që, sipas tij, prekin edhe sektorin më të ndjeshëm, shëndetin e grave dhe nënave të Çairit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI NE KOHA
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Bujar Osmani nuk ka të drejtë morale të flasë për ndërtime ilegale kur vet jeton në një ndërtim të egër në Çair! (VIDEO)

mexhiti dyqanxhiku po perjeton nje rilindje te vertete urbane investim prej 2 milione eurosh per infrastrukture moderne dhe kushte dinjitoze per banoret 68ed5392bf27f
Lajmi i radhës

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

Të fundit nga

ShkoLartë