IZET MEXHITI

Mexhiti: Bujar Osmani nga spitalet tek OSBE-ja, ka lënë pas vetëm keqpërdorime dhe turp (VIDEO)

August 28, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani. Në një deklaratë për media, Mexhiti e ka quajtur Osmanin njeri që në çdo institucion ka lënë pas vetëm epitete negative dhe hije skandalesh.

“Tek spitali i Çairit, tek spitali gjinekologjik “Nënë Tereza”, Bujar Osmani ka marrë epitetin PACIENTI. Edhe sot ai mundohet t’i mohojë të gjitha, por faktet flasin vetë. Raporti i Entit Shtetëror për Revizion ka konstatuar keqpërdorime të rënda gjatë organizimit të Samitit dyditor të OSBE-së, ku janë shpenzuar plot 2 milionë euro. 200 denarë për metër katror për kositje bari, apo 7 mijë euro për zëvendësim tubacionesh, janë shifra që tregojnë qartë zhvatjen marramendëse”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti ka paralajmëruar qytetarët e Çairit se nëse një person i tillë do të vinte në krye të komunës, buxheti i saj do të “zhdukej për një javë” dhe do të rrezikoheshin edhe pagat e arsimtarëve.

“Çairi ka nevojë për menaxhim vizionar, jo për PACIENTË politikë që dinë vetëm të harxhojnë dhe të zhvatin. Përgjigjen për këtë, Bujari do ta marrë nga vetë qytetarët e Çairit më 15 tetor”, ka përfunduar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron reagon ndaj kercenimeve te trump per tarifen mbi sektorin e teknologjise be duhet te shqyrtoje hakmarrjen 68b0411eec81a
Lajmi i mëparshëm

Macron reagon ndaj kërcënimeve të Trump për tarifën mbi sektorin e teknologjisë: BE duhet të shqyrtojë hakmarrjen

i arrestuar per trafik droge prokuroria sekuestrohen pasurite e nje shtetasi 68b045b41769e
Lajmi i radhës

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

Të fundit nga

ShkoLartë