IZET MEXHITI 4 2

Mexhiti: Bujar Osmani fshihet pas porosive të armiqve të Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

August 28, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka akuzuar kundër kandidatin e tij nga BDI-ja, Bujar Osmanin, duke e quajtur politikan të salloneve që nuk ka as vizion e as guxim për të udhëhequr Çairin.

Mexhiti theksoi se Osmani mbështetet verbërisht tek porositë e ardhura nga zyrtarë ndërkombëtarë të njohur si kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, siç është Josep Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës dhe Miroslav Lajçak.

“Duke mos pasur ide e projekt për Çairin, Bujari gjithmonë fshihet pas mesazheve që i vijnë nga Borelli e Lajçaku. Ju e dini që edhe në të kaluarën ka pasur disa porosi të koduara që vetëm ai i dinte, por kurrë nuk i tregoi,” është shprehur Mexhiti.

Kandidati i VLEN-it shtoi se fushata e BDI-së nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim i organizuar me anketa të rrejshme dhe propagandë boshe. Sipas Mexhitit ata janë mësuar me FAKE fushata, me lojëra të pista dhe me mashtrime, sepse nuk kanë çfarë t’i ofrojnë qytetarëve të Çairit. Qytetarët meritojnë vizion, zhvillim dhe projekte konkrete, jo porosi të importuara nga armiqtë e pavarësisë së Kosovës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2 3
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti godet Osmanin: Çairit i duhet vizion, jo politikanë të salloneve! (VIDEO)

tentoi te kalonte kufirin me nje cante ku kishte fshehur droge arrestohet 32 vjecari ne morine 68b03f7617eaa
Lajmi i radhës

Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur drogë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Të fundit nga

ShkoLartë