photo output 1

Mexhiti: Bujar Osmani është FRIKACAK, ashtu siç e quan edhe kryetari i tij Ali Ahmeti

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë në drejtim të kundër kandidatit të tij nga koalicioni opozitar AKI, Bujar Osmani. Në një intervistë për televizionin 21, Mexhiti ka theksuar se Osmani vazhdon t’i ikë çdo përballjeje direkte, pavarësisht ftesave të përsëritura për debat publik.

“Fillimisht më je paraqitur, më ke sfiduar për debat me Bujar Osmanin, unë e pranova dhe të thash që ai nuk do të vjen, dhe mandej edhe e vërtetove që nuk vjen në debat me arsyetime të ndryshme. Unë bile thash që këtu të kemi edhe një karrige, eshe ta ftojmë Bujarin”, deklaroi Mexhiti, duke ironizuar mungesën e guximit të rivalit të tij.

Mexhiti shtoi se edhe pse dikur ai vetë e kishte sjellë Osmanin nga PDSH në BDI, sot po e sheh se kreu i ish-partisë së tij, Ali Ahmeti, “e ka njohur më mirë karakterin e tij”.

“Si duket, edhe pse Bujar Osmanin unë e kam sjellë në BDI nga PDSH-ja, por si duket Aliu e paska njohur më mirë, madje edhe publikisht i thotë frikacak”, ka theksuar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marreveshja per paqen ne gaza begaj mbeshtesim paqen e qendrueshme 68ed54f507a50
Lajmi i mëparshëm

Marrëveshja për paqen në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

ia dolem vetem fale qetesise tufa per serbi shqiperi presioni i panevojshem eshte thjeshte ndeshje futbolli 68ed55537f0e9
Lajmi i radhës

“Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

Të fundit nga

ShkoLartë