MEXHITI

Mexhiti: Beteja në Çair përcakton të ardhmen politike të shqiptarëve! (VIDEO)

October 16, 2025
1 minut lexim

“Çairi është zemra e betejës politike që do të përcaktojë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.” Kështu është shprehur sonte në tubimin përmbyllës zgjedhor për Çairin, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti.

“Beteja në Çair nuk është vetëm betejë për atë se kush do ta menaxhojë këtë komunë në katër vitet e ardhshme. Kjo betejë do ta përcaktojë edhe të ardhmen politike të shqiptarëve: a do të kthehen ata që qeverisën me arrogancë dhe përfunduan në lista të zeza apo do të vazhdojmë të qeverisim ne me elegancë dhe të jemi në faqet e ndritura të historisë sonë,” deklaroi Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se Çairi është simbol i ndërgjegjes dhe unitetit politik të shqiptarëve dhe se fitorja këtu është fitore për çdo shqiptar nga Likova e deri në Strugë.

“Kjo është arsyeja që unë isha shumë i kujdesshëm në këtë fushatë dhe për këtë arsye jam përpjekur që kjo betejë të jetë garë me ide e programe dhe jo një garë me ofendime e denigrime,” shtoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cilen grua perfaqeson victorias secret sot 68f136d31f927
Lajmi i mëparshëm

Cilën grua përfaqëson Victoria’s Secret sot?

0c975a4e 4781 470d 9622 acf7ed35e24f
Lajmi i radhës

Çairi në këmbë për Izet Mexhitin, mbi 8 mijë qytetarë morrën pjesë në tubim!

Të fundit nga

ShkoLartë