IZET MEXHITI 1

Mexhiti: BDI po e përsërit fatin e PPD-së, rënie e lirë pas 20 vjetësh pushtet të shurdhër ndaj ndryshimit

October 29, 2025
1 minut lexim

“BDI po shkon rrugës së PPD, kam punuar 7 vjet për t’a reformuar, por nuk patën ‘vesh’ për të dëgjuar.” Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, duke paralajmëruar përfundimin e epokës së BDI-së në politikën shqiptare.

Në një intervistë për TV21, Mexhiti theksoi se pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, koalicioni AKI mbetet pa perspektivë dhe humbja e thellë që do pësojë do të shënon edhe fundin e tyre.

“Mendoj që është vonë, mendoj që pas kësaj humbje të thellë, AKI nuk do të ketë jetëgjatësi. Pas 2 nëntorit, ky subjekt do të prishet. Ndërsa BDI po shkon drejt fenomenit të PPD-së në rënie të lirë”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka sqaruar se ky qëndrim nuk është reagim emocional, por rezultat i një procesi të gjatë përpjekjesh për reformë të brendshme, të cilat nuk gjetën mirëkuptim brenda BDI-së.

“Unë jam munduar shtatë vite me betejë të brendshme, me luftë parimore dhe me principe. Si ‘Grupi i Zjarrit’ kemi filluar pikërisht sepse nuk është normale që brenda një subjekti të mendojnë të gjithë njësoj, pa debat, pa kriticizëm. Kam provuar gjithçka për të mos pasur ndarje, por kur u shterën të gjitha mundësitë – u largova,” ka theksuar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sa shfrytezohet potenciali turistik i carshise se shkupit izet mexhiti me plan konkret 68e8d1cf026c0
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Struktura të BDI-së dhe AKI-së po kalojnë në VLEN, opozita po shpërbëhet nën peshën e vet mashtrimeve

aki do te shperbehet mexhiti bdi po shkon rruges se ppd se 69026b941da05
Lajmi i radhës

“AKI do të shpërbëhet” – Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë