a4f18417 5d1d 4879 b5b6 393d118c38bf

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

September 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në hapjen e shtabit vendor në Fushë Topanë ka sulmuar ashpër opozitën shqiptare në krye me BDI-në, të cilët tani kërkojnë votën e banorëve të Çairit për zgjedhjet e 19 tetorit.

Ai veçmas ka hapur temën e kazinove, kredive të shpejta si një njollë e zezë në shoqërinë shqiptare, të cilat BDI gjatë qeverisjes së saj nuk arriti t’i çrrënjosë.

“Në 8 vitet e fundit ka pasur dy zv/kryeministra të Çairit, por ata luanin futboll në zyrat e tyre dhe nuk e kishin mendjen as te Çairi, as te Topana apo Dizhoni, por mendjen e kishin te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e ‘Soravia’”, ka thënë Mexhiti.

Ai tha se në po tregojmë dallimin, ndryshimin dhe të tjerët vijnë edhe pas 20 viteve për të kërkuar siç tha, ”votën tuaj, që të rikthehen në qeveri dhe për t’i ikur përgjegjësisë dhe për të premtuar duke marrë votën se do të bëjmë këtë apo atë”.

“Por ne nuk do merremi me ta, ne vijmë tregojmë se çka kemi punuar për një vit e gjysmë për Çairin dhe të elaborojmë se vëçmë fillojmë me realizimin e projekteve infrastrukturore”, tha Mexhiti.

a067e001 baae 402c 99e9 755500ad55c9

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leighton meester mbeshtet bashkeshortin e saj adam brody ne tapetin e kuq 68c8747ab3322
Lajmi i mëparshëm

Leighton Meester mbështet bashkëshortin e saj Adam Brody në tapetin e kuq

bajram rexhepi shpalos bartesin dhe kandidatet per keshilltare ne tetove 68c8789f10951
Lajmi i radhës

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë