IZET MEXHITI 1

Mexhiti: BDI është simbol i hyrjes së bankave serbe

October 1, 2025
1 minut lexim

Në Konventën për prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë të koalicionit VLEN, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ashpër e akuzoi BDI-në se është bërë simbol dhe garant i hyrjes së bankave serbe, kompanive dhe interesave kriminale në mjediset ku jetojnë shqiptarët.

“JO, ne nuk jemi tradhëtarë, NUK E MBËSHTESIM OPEN BALKAN-in, NUK E NJOHIM DAKA DAVIDOVIQIN, NUK I KEMI SHITË AKSIONE BANKËS SËRBE, NUK I KEMI SJELLË KAZINOT SERBO- RUSE NË MESIN E SHQIPTARËVE, NUK I KEMI LEGALIZUAR KREDITË E SHPEJTA TË MILLAN RADOJÇIQIT!” tha Mexhiti, duke aluduar se pikërisht BDI qëndron pas këtyre proceseve që rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.

“A ishte ky çmimi që shqiptarët duhej ta paguanin që ju te beheni bashkëpronarë ne biznesin e kazinove me nëntoken serbe? A ishte ky çmimi që shqiptarët duhej ta paguanin që ju te beheni aksionar në bankën serbe? Shqiptaret kane pasur lloj lloj liderësh. Por liderë që tregtojnë me kauzën kombëtare për biznes interese të Serbisë, kjo nuk mbahet mend!”, ishte mesazhi që Mexhiti ua dërgoi drejtuesve të BDI-së.

Në fund, Mexhiti dha një mesazh edhe për kundërkandidatin e tij në Çair, Bujar Osmani, të cilin e quajti “doktorin e Tik-Tok-ut”.

“Nuk e fiton respektin dhe përkrahjen e Çairit duke qëndruar më afër Zajazit dhe më së paku në Çair, duke kërcyer nga Çarshia në Beograd, nga lidhjet “live” në fejsbuk tek darkat e fshehta në Budapest” tha Mexhiti, duke theksuar se shqiptarët në Çair meritojnë përkushtim të vërtetë, e jo marketing politik.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk pati nje gjyq te drejte avokati i babis anagnostopoulos kerkon apel per denimin me burgim te perjetshem pas vrasjes makabre te partneres 68dcf98512458
Lajmi i mëparshëm

“Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

begaj takon te ngarkuaren me pune te shba nancy vanhorn 68dcfc940d8dc
Lajmi i radhës

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Të fundit nga

ShkoLartë