mexhiti bdi e ka dorezuar luften ende pa ia filluar 68c9d735318b7

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

September 16, 2025
1 minut lexim

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i Vlen për kryetar në komunën e Çairit, gjatë intervistës së tij për Pressing në T7 Izet Mexhiti ka vlerësuar se BDI tashmë e ka humbur betejën politike përpara se të hyjë realisht në garën zgjedhore.

Sipas tij, dështimi i kësaj partie është i dukshëm dhe rrëshqitja nga skena politike ka nisur.

“BDI e ka dorëzuar luftën ende pa ia filluar. Po fshihet pas një formati të ri si AKI, që është terciar dhe pa identitet ideologjik. Militanti i BDI-së nuk e sheh më veten në këtë kombinim pa bosht”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se nga 12-13 komuna që udhëhiqte, BDI ka propozuar vetëm 6 kandidatë për këto zgjedhje, ndërsa pjesën tjetër ia ka lënë aleancave për mbijetesë, duke i “falur” siç tha, për interesa të ngushta politike.

“BDI sot është barazuar me partitë e reja të vogla. E ka humbur identitetin, e ka dorëzuar betejën në tavolinë dhe po largohet nga përgjegjësia me emërtime të reja që nuk i beson askush,” – shtoi Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi se në ditët e fundit po vërehet një rritje e ndjeshme e përkrahjes për VLEN, madje edhe nga elektorati tradicional i BDI-së.

“Ka një derdhje të votuesve të BDI drejt VLEN. Njerëzit e kanë kuptuar se ndryshimi nuk vjen nga riciklimi, por nga përballja e ndershme politike,” – përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen nga zhelina nuk kemi ardhur asnjehere ne pushtet duke e shfrytezuar gjakun e deshmoreve te uck se 68c9d690b4b4f
Lajmi i mëparshëm

VLEN nga Zhelina: Nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

merrte para per te nxjerre te burgosurit disa dite nga qelia arrestohet shefi i regjimit ne lushnje 68c9d89a60687
Lajmi i radhës

Merrte para për të nxjerrë të burgosurit disa ditë nga qelia, arrestohet Shefi i regjimit në Lushnje

Të fundit nga

ShkoLartë