mexhiti batinca dhe i gjithe studenicani meritojne zhvillim te vertete 68ddacba79acc

Mexhiti: Batinca dhe i gjithë Studeniçani meritojnë zhvillim të vërtetë

October 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për Studeniçanin, Sedat Bislimi dhe deputetin Bekim Sali, kanë takuar banorët e Batincës.
Mexhiti shkruan se besimin që ua japin japin familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, dhe të gjithë banorët, është garancia më e madhe se Studeniçani nuk do të mbetet peng i dështimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për vite të tëra vetëm premtuan e mashtruan.
“Sonte ishim në Batincë, mysafirë tek familja e Amet dhe Emir Ismailit. Bashkë me kandidatin e VLEN për kryetar të Studeniçanit, Sedat Bislimin, deputetin Bekim Sali dhe doktor Rexhepin, u takuam me banorë që na e forcuan edhe më shumë besimin se e ardhmja është me të drejtën, me fitoren, me vizionin tonë për zhvillim.
Ky besim që na japin familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, dhe të gjithë banorët, është garancia më e madhe se Studeniçani nuk do të mbetet peng i dështimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për vite të tëra vetëm premtuan e mashtruan.
Batinca dhe i gjithë Studeniçani meritojnë zhvillim të vërtetë: rrugë të rregulluara, investime të prekshme, shkolla dhe perspektivë për të rinjtë, si dhe veçanërisht investime në bujqësi. Ky është zotimi ynë, ky është drejtimi ynë!
Ndërkohë që kundërshtarët tanë kanë mbetur peng i interesave të tyre të ngushta, ne, bashkë me qytetarët, do të shkruajmë faqen e re të fitores.
7 është numri, 19 tetori është dita e fitores!”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rita ora ne paris fashion week shkon pa jeleke thekson thithat 68dda897d07e4
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora në “Paris Fashion Week” shkon pa jelekë, thekson thithat

toci mamografi falas per kancerin e gjirit 25 mije gra depistohen cdo vit 68ddbb37297ef
Lajmi i radhës

Toçi: Mamografi falas për kancerin e gjirit, 25 mijë gra depistohen çdo vit

Të fundit nga

VLEN: Llaskarca merr frymë të re

Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë