IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Bashkëpunimi Qeveri-Komunë sjell ndryshime konkrete në Çair

September 4, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari” (ish-Stojna Stevkova) në lagjen Gazi Babë të Çairit, ku po zhvillohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për këtë pjesë të komunës.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë të rrugës në gjatësi prej 170 metrash – projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e lagjes.

Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 3 milion denarë, ndërsa financimi sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Programit për Projekte Infrastrukturore në Komuna për vitin 2025.

“I këtillë është vizioni ynë për zhvillimin e mëtejm të Çairit, përmes bashkëpunimit të ngushtë mes nivelit qendror dhe atij lokal, të sjellim projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve”, theksoi Mexhiti gjatë vizitës në terren.

Ai shtoi se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen në lagjen Gazi Babë dhe se në ditët në vijim do të vizitojë edhe investime të tjera në këtë lagje dhe në të gjitha pjesët e Komunës së Çairit.

IZET MEXHITI 2 scaled

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim krkuti eshte bartes i listes se keshilltareve te koalicionit vlen per dibren 68b96b7ed359b
Lajmi i mëparshëm

Afrim Krkuti është bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN për Dibrën

delegacion i komisionit te venecias ne bisedime ne gjykaten kushtetuese 68b97891e9187
Lajmi i radhës

Delegacion i Komisionit të Venecias në bisedime në Gjykatën Kushtetuese

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë