mexhiti bashke me afrimin zeken dhe bekimin vizituam familjen e azem moranes 6895d32d27121

Mexhiti: Bashkë me Afrimin, Zekën dhe Bekimin, vizituam familjen e Azem Moranës

August 8, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka vizituar vendlindjen e mësuesit dhe veprimtarit Azem Morana.

“Dje, bashkë me Afrimin, Zekën dhe Bekimin, vizituam familjen e Azem Moranës. Ishim aty për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ndarë lajmin se shkolla e re në fshat do të mbajë emrin e Azemit,” ka shkruar Mexhiti.

Ai e ka përshkruar Azem Moranën si “jo vetëm mësues, por edhe zërin e dijes, të gjuhës dhe të rezistencës”, duke theksuar se “në një kohë kur ruajtja e gjuhës dhe e identitetit kërkonte guxim, ai nuk u zmbraps. Qëndroi i palëkundur, me bindje të qarta: shqiptarët meritojnë liri dhe gjuhën e tyre.”

Sipas Mexhitit, nderimi i figurës së tij është detyrë për të gjithë:
“Ne që sot shkruajmë e flasim lirshëm shqip duhet ta nderojmë figurën e tij. Jam pafundësisht i lumtur që kemi mundur ta bëjmë këtë, që fryma e tij do të jetojë në shkollën fillore ‘Azem Morana’, në vendlindjen e tij. Aty do të rriten gjenerata të reja me idealet që ai mbolli ndër vite.”

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kompozitori dhe dj rinor kastrati ne bashkepunim me mp3 ofc dhe james hersey publikojne kengen e re miss you 6895cef3c3005
Lajmi i mëparshëm

Kompozitori dhe DJ Rinor Kastrati, në bashkëpunim me MP3.ofc dhe James Hersey, publikojnë këngën e re “Miss You”

cerdhja bambi ne cair gati per hapje 6895d32fec07a
Lajmi i radhës

Çerdhja “Bambi” në Çair, gati për hapje

Të fundit nga

ShkoLartë