mexhiti apel anetareve te bdi se deren e keni te hapur ne vlen 68c09cb200ac7

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

September 9, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Çair, tha se në vetëm një vit qeverisje me VLEN-in janë arritur vendime historike që hapin perspektiva të reja për rininë shqiptare.

Duke kritikuar ashpër BDI-në, Mexhiti ka thënë para të pranishmëve se partia Non Grata tashmë është mposhtur dhe ka humbur identitetin, prandaj shfaqet me emra të ndryshëm si “Fronti Evropian”, “Fronti Kombëtar” apo “AKI”

“Ne kërkojmë votën tuaj për një Çair më të mirë, ne kërkojmë votën tuaj jo për t’i mposhtur ata sepse ata janë të mposhtur që moti, i pret reformë e thellë, prandaj edhe nuk e përdorin më termin BDI, prandaj i thonë vetes herë Fronti Evropian, herë Front Kombëtar, kjo e fundit më asocon në aleancën e korrupsionit për integrim, ju qoftë për hair. Edhe militantët e BDI-së e shohin BDI-në si të tjetërsuar, e shohin që vetë BDI po ikë prej BDI-së, prandaj i bëj apel çdo anëtari të thjeshtë të BDI-së që kanë vrapuar pas saj 20 vite, mos e bëni më tepër këtë, derën e keni hapur në VLEN, derën hapur e keni në Çair, derën hapur e keni në fitoret e ardhshme të shqiptarëve sepse këtu është poenta jonë,” ka thënë Izet Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami izet mexhiti eshte kandidati i vetem per cairin 68c09c11dbe69
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Izet Mexhiti është kandidati i vetëm për Çairin

lajmi i mire per shqiptaret serbet kunder stojkoviqit ik 68c09e73720e4
Lajmi i radhës

Lajmi i mirë për shqiptarët! Serbët kundër Stojkoviqit: Ik!

Të fundit nga

ShkoLartë