mexhiti ansambli shqiptar meriton mbeshtetje te denje 38 artiste tashme me vendime te perhershme 68756a4848488

Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme

July 14, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, realizoi sot një vizitë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, ku u prit nga drejtori i institucionit, z. Jetmir Rexhepi.

Gjatë vizitës, Mexhiti ndoqi nga afër një shfaqje të jashtëzakonshme artistike, që përfaqëson pasurinë dhe shpirtin e artit shqiptar.

Në takimin me drejtuesin e ansamblit u diskutua për hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të mbështetur dhe fuqizuar më tej këtë institucion të çmuar, i cili ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Fuqia e vërtetë e artit ndihet aty ku fjala shndërrohet në këngë, hapi në valle dhe historia merr jetë përmes emocioneve të gjalla. Këta artistë meritojnë kushte të denja dhe përkrahje reale për misionin e tyre fisnik”, theksoi z. Mexhiti.

Në këtë drejtim, u përmend edhe një arritje e rëndësishme për institucionin: pas shumë vitesh pritjeje dhe pasigurie, 38 artistë të Ansamblit janë pajisur me vendime të përhershme pune, një vendim që përbën një kthesë në garantimin e sigurisë profesionale dhe dinjitetit të tyre si bartës të trashëgimisë kombëtare.

Zëvendëskryeministri Mexhiti shprehu përkushtimin e tij të plotë për të qenë zëri dhe mbështetja e çdo institucioni që mbron dhe lartëson shpirtin kombëtar përmes artit dhe traditës.

“Ky është detyrim ndaj vetes dhe brezave që vijnë”, përfundoi ai, duke falënderuar përzemërsisht për pritjen e ngrohtë dhe energjinë e veçantë të artistëve të Ansamblit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa lapsa numeron ne kete foto me shume se 70 nuk ia dalin 6875660d60169
Lajmi i mëparshëm

Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

kaltrina beqiri pas 20 vitesh e harruat tetoven qytetaret nuk mashtrohen me 68756f352f839
Lajmi i radhës

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

Të fundit nga

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë