Komuna e Çairit, nën udhëheqjen e kryetarit Izet Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, shënoi sot me mesazhe krenarie Ditën e Alfabetit Shqiptar, një nga datat më të rëndësishme dhe më identitare të historisë sonë kombëtare.
Mexhiti në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se kjo ditë simbolizon çastin kur shqiptarët, përmes shkronjave të alfabetit, hynë në rrugën e qytetërimit evropian dhe shpallën mëvetësinë e tyre në “Republikën e Letrave”, si themel i pavarësisë së mëvonshme.
Mexhiti u bëri thirrje qytetarëve që ta nderojnë këtë ditë të madhe të kulturës sonë, që mishëron dijen, mbrothësinë dhe identitetin kombëtar.
“Në këtë festë të shenjtë të gjuhës dhe kombit, uroj që drita e dijes dhe shqipes së bukur të na udhëheqë gjithmonë”, ka shkruar Mexhiti.


