IZET MEXHI DHE ALI AHMETI

Mexhiti akuzon Ahmetin: Pas fjalëve për luftë, fshihet korrupsioni (FOTO)

October 3, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar komune në Çair nga koalicioni Vlen dhe një prej liderëve të këtij blloku politik, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se po përdor retorikë luftarake për të defokusuar opinionin dhe për të mbrojtur figurat e përfshira në skandale.

“Nuk është për t’u çuditur. Sa më shumë zbardhen aferat korruptive, angazhimi i tij për shpëtimin e Gruevskit e Mijallkovit e sidomos investimi politik për ta futur “botën serbe” në Maqedoni, aq më e zjarrtë do të bëhet retorika e “xhaxhit””, shkroi Mexhiti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ai shtoi se vizitat nëpër shtëpitë e politikanëve maqedonas dhe kërcënimet me destabilizim janë shenja të hallit të madh të BDI-së, që sipas tij, po përpiqet të mbulojë përgjegjësinë për korrupsionin përmes nxitjes së tensioneve ndëretnike.

“Vizitat nëpër shtëpitë e politikanëve maqedonas dhe kërcënimet me destabilizim ndodhin nga ndonjë hall i madh, zakonisht kur politikanët opozitarë luftojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia për aferat korruptive. Koha kur tensionet ndëretnike shërbenin si mbulesë për korrupsionin ka përfunduar. Koha e përgjegjësisë po afron”, potencoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mediat e shba publikojne foton berisha u be kur mcgonigal bente gjuetine kunder presidentit trump altin troplini mbylli dosjen 68dfb5e0422af
Lajmi i mëparshëm

Mediat e SHBA publikojnë foton/ Berisha: U bë kur McGonigal bënte gjuetinë kundër presidentit Trump! Altin Troplini mbylli dosjen

me sollen me zarf poshte dere foton e atij qe me vrau djalin deshmia mes lotesh e babait te andi malokut kishte nje vajze nga durresi ate 68dfb6832bb5d
Lajmi i radhës

“Më sollën me zarf poshtë dere foton e atij që më vrau djalin”, dëshmia mes lotësh e babait të Andi Malokut: Kishte një vajzë nga Durrësi, atë…

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë