mexhiti 9 milione denare per ujesjellesin ne crnilishte zgjidhje historike per etjen 20 vjecare te fshatrave te dollnenit 6883b77f79ea8

Mexhiti: 9 Milionë denarë për ujësjellësin në Crnilishtë – Zgjidhje historike për etjen 20-vjeçare të fshatrave të Dollnenit!

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 korrik – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një investim madhor në Komunën e Dollnenit që do t’i japë fund mungesës shumëvjeçare të ujit të pijshëm në disa fshatra të kësaj zone.

“Po investojmë mbi 9 milionë denarë për një tubacion të ri që do të lidhë fshatrat Crnilishtë, Slepçë, Braillovë dhe Desovë me ujësjellësin rajonal të Studençicës,” deklaroi Mexhiti.

Ky projekt, që konsiderohet një zgjidhje e vonuar por thelbësore, pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për qindra banorë, duke siguruar ujë të pastër dhe të qëndrueshëm për çdo familje.

“Po zgjidhim përfundimisht një problem që nuk është prekur për 20 vjet. Ujë më cilësor, infrastrukturë moderne dhe jetë më e mirë për të gjithë,” theksoi ai, duke shtuar se ky është vetëm një nga projektet që synojnë transformimin rrënjësor të komunave që për dekada janë lënë pas dore.

Me këtë investim, qeveria synon jo vetëm të plotësojë një nevojë bazike, por edhe të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e barabartë rajonal.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greta thunberg vizitoi tetoven 6883b2593eac9
Lajmi i mëparshëm

Greta Thunberg vizitoi Tetovën

zjarri ne delvine digjen disa shtepi dhe kisha ne fshatin senice dy helikoptere ne perpjekje per shuarjen e flakeve 6883c0e03be9f
Lajmi i radhës

Zjarri në Delvinë/ Digjen disa shtëpi dhe Kisha në fshatin Senicë, dy helikopterë në përpjekje për shuarjen e flakëve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë