mexhiti 9 milione denare per ujesjellesin ne cernilishte 6883ea99923bb

Mexhiti: 9 Milionë denarë për ujësjellësin në Cërnilishtë

July 25, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një investim madhor në Komunën e Dollnenit që do t’i japë fund mungesës shumëvjeçare të ujit të pijshëm në disa fshatra të kësaj zone.

“Po investojmë mbi 9 milionë denarë për një tubacion të ri që do të lidhë fshatrat Crnilishtë, Slepçë, Braillovë dhe Desovë me ujësjellësin rajonal të Studençicës,” deklaroi Mexhiti.

Ky projekt, që konsiderohet një zgjidhje e vonuar por thelbësore, pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për qindra banorë, duke siguruar ujë të pastër dhe të qëndrueshëm për çdo familje.

“Po zgjidhim përfundimisht një problem që nuk është prekur për 20 vjet. Ujë më cilësor, infrastrukturë moderne dhe jetë më e mirë për të gjithë,” theksoi ai, duke shtuar se ky është vetëm një nga projektet që synojnë transformimin rrënjësor të komunave që për dekada janë lënë pas dore.

Me këtë investim, qeveria synon jo vetëm të plotësojë një nevojë bazike, por edhe të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e barabartë rajonal.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anne hathaway shfaqet e veshur me te bardha ne xhirimet e the devil wears prada 2 6883e69be986e
Lajmi i mëparshëm

Anne Hathaway shfaqet e veshur me të bardha në xhirimet e “The Devil Wears Prada 2”

shqiperia kolumbia e evropes eurodeputeti gjerman kunder anetaresimit ne be 6883f93266d5e
Lajmi i radhës

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë