mexhiti 155 punonjes shendetesore ne tetove marrin me ne fund vendimet e punes 687ff64f725b6

Mexhiti: 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë marrin më në fund vendimet e punës

July 22, 2025
1 minut lexim

Një zhvillim i shumëpritur po ndodh në Spitalin Klinik të Tetovës: 155 punonjës shëndetësorë që prej vitesh shërbenin pa kontrata të rregullta pune, po bëhen zyrtarisht pjesë e institucionit. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot është një ditë drejtësie dhe dinjiteti për profesionistët tanë të shëndetësisë. Ata që për vite punuan me përkushtim pa marrë vendimet që u takonin, sot më në fund po marrin sigurinë e vendit të punës dhe njohjen e merituar,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se ky është një hap konkret drejt drejtësisë sociale dhe ndërtimit të institucioneve më të forta dhe të barabarta për të gjithë. Sipas tij, punonjësit shëndetësorë nuk do të jenë më të nënçmuar apo të shfrytëzuar.

“Kjo është qeverisja që vepron – me përgjegjësi, me drejtësi dhe me respekt për çdo profesionist e për familjet e tyre. Sepse ky institucion VLEN,” përfundoi Mexhiti, duke uruar të gjithë punonjësit për këtë moment të rëndësishëm.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

christina aguilera vesh fustanin ikonik te versace 20 vjet me vone 687ff2171694e
Lajmi i mëparshëm

Christina Aguilera vesh fustanin ikonik të Versace 20 vjet më vonë

mexhiti bdi ja fshihet prapa danelles dhe e perdor ne prag te zgjedhjeve 687ffb3b811c6
Lajmi i radhës

Mexhiti: BDI-ja fshihet prapa Danellës dhe e përdor në prag të zgjedhjeve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë