IMG 9864

Mexhiti: 100 milionë euro investime për Çairin, histori e re për komunën më të rëndësishme të Shkupit

September 18, 2025
1 minut lexim

Gjatë një takimi me qytetarët e komunës së Çairit, kandidati i koalicionit Vlen për komunën e Çairit, Izet Mexhiti tha se në një periudhë prej vetëm një viti e gjysmë, janë siguruar afro 100 milionë euro investime të dedikuara për Çairin, një shifër që sipas tij nuk është regjistruar asnjëherë më parë në historinë e kësaj komune.

“Çairi është zemra e Shkupit dhe për fat të mirë këto zgjedhje lokale e kanë vënë fokusin pikërisht këtu. Nëse këto 100 milionë euro do të ishin investuar në një mandat të plotë katërvjeçar, Çairi do të kishte qenë krejt ndryshe, e jo më të kishim investime të këtij niveli çdo vit”, është shprehur Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu përmendi disa nga projektet madhore që janë në plan për Çairin.

Kampusi universitar, 40 milionë euro investim, që do të shërbejë si qendër arsimore për të rinjtë.

Sheshi Skënderbeu, 25 milionë euro, që përfshin ndërtimin e një parkingu nëntokësor me kapacitet prej 400 veturash, zgjidhje kjo për problemet kronike të parkimit në Çarshinë e Vjetër.

Ndërkohë, këshilltari i Mexhitit, Bujamin Bela, foli për cilësitë personale të Mexhitit dhe qasjen e tij të afërt me qytetarët.

“Te Izet Mexhiti kam dalluar disa aspekte, përveç modestisë, ai ka aftësinë të flasë me të riun, me plakun, me secilin. Ka durimin dhe dëshirën për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe kjo është thelbësore për të udhëhequr një komunë”, ka thënë Bela.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuptimi i bezhes ngjyra qe relakson balancon dhe percakton stilin tuaj 68cc4cd1d8ce2
Lajmi i mëparshëm

Kuptimi i “bezhës”, ngjyra që relakson, balancon dhe përcakton stilin tuaj

vizita ne serove mexhiti shpalos vizionin per nje komune moderne 68cc50f9b0a5d
Lajmi i radhës

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

Të fundit nga

ShkoLartë