mevlan ademi nga premtimi per nje jave te pritja mbi gjashte muaj provimi i jurisprudences ende askund ne shqip 6a4e770ed6609

Mevlan Ademi: Nga premtimi për një javë, te pritja mbi gjashtë muaj – provimi i jurisprudencës ende askund në shqip

July 8, 2026
1 minut lexim
mevlan ademi protesta studentet

Iniciatori i protestave për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar sërish, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe ndryshimin e afateve të premtuara nga institucionet.

Sipas Ademit, fillimisht ishte premtuar se çështja do të zgjidhej brenda një jave, ndërsa tani flitet për një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh.

“Ndërkohë, gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë do të thotë qindra të rinj që vazhdojnë të presin”, shkruan ai.

Ademi kundërshton edhe idenë që provimi të zhvillohet pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, duke theksuar se një zgjidhje e tillë është e papranueshme.

“Gjysma shqip, gjysma maqedonisht. As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë – është e drejtë e mohuar”, shprehet ai.

Në vijim shkrimi i plotë i Ademit:

POV: të premtuan zgjidhje për 1 javë. Tani thonë 6+ muaj. 🕐➡️🗓️

Ndërkohë gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë = qindra të rinj që presin.

Dhe “zgjidhja” e re? Gjysma shqip, gjysma maqedonisht.
As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë — është e drejtë e mohuar.

Kërkesa jonë s’ka ndryshuar dhe s’ndryshon:
✅ Zbatim i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit të Gjuhës
✅ Provimet TËRËSISHT në shqip
❌ Pa zvarritje, pa premtime boshe

FOL SHQIP O TAJ! 🗣️🔴

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani paralajmeron do ta mbyllim ngushticen e hormuzit nese sulmohemi serish nga shba ja 6a4e7250c4c37
Lajmi i mëparshëm

Irani paralajmëron: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA-ja

kryesia e ldk se mblidhet neser pas certifikimit te rezultateve zgjedhore 6a4e8d9448822
Lajmi i radhës

Kryesia e LDK-së mblidhet nesër, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Të fundit nga

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar. Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri
ShkoLartë