metoda e thjeshte per nje gjume te rehatshem 688948b8c7e59

Metoda e thjeshtë për një gjumë të rehatshëm

July 30, 2025
1 minut lexim

Anesteziologu Dr. Kunal Sood, në një video në TikTok, shpjegon se gjalpi i kikirikut përmban triptofan, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës, një substancë që mund të ketë efekt qetësues në tru.

Ai shton se gjalpi i kikirikut është gjithashtu i pasur me yndyrna të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke parandaluar rritjet e papritura që mund të shkaktojnë zgjime gjatë natës.

“Së fundi, gjalpi i kikirikut përmban magnez, i cili ka treguar se ndihmon në relaksim dhe përmirësim të cilësisë së gjumit,” tha ai.

Ndërsa kërkimet tregojnë se ushqimet e pasura me triptofan mund të përmirësojnë gjumin, një studim i vitit 2024 me 40 zjarrfikës arriti në përfundimin se gjalpi i kikirikut nuk pati ndikim pozitiv tek ta, megjithatë, kjo mund të lidhet me natyrën stresuese të punës së tyre.

Dr. Sood u shpreh pas një videoje më të hershme ku një grua thoshte se një lugë gjalpë kikiriku para gjumit i ndihmonte të ulte nivelet e kortizolit, hormonit të stresit, i cili kur është i lartë gjatë natës, mund të pengojë gjumin.

Studiuesit kanë zbuluar se ata që konsumojnë rregullisht gjalpë kikiriku kanë nivele më të ulëta kortizoli, si edhe më pak ankth dhe simptoma depresioni.

Në komente, shumë përdorues të rrjeteve sociale thanë se edhe ata ndjejnë përmirësim të gjumit kur hanë gjalpë kikiriku para se të flenë.

Dr. Sood këshillon që të konsumohet rreth dy orë para gjumit, por thekson gjithashtu se nuk është zgjidhje për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë alergji nga kikirikët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshte gjetur trupi i vajzes 16 vjecare e cila u zhduk ne ujerat e vardarit ne gradsko 68894714d2d13
Lajmi i mëparshëm

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila u zhduk në ujërat e Vardarit në Gradsko

topuzi turizmi i reres dhe i detit ka rene me 25 mungon pushuesi nga kosova dhe konkurrenca me rajonin eshte e forte 68895b3d328a7
Lajmi i radhës

Topuzi: Turizmi i rërës dhe i detit ka rënë me 25%, mungon pushuesi nga Kosova dhe konkurrenca me rajonin është e fortë

Të fundit nga

ShkoLartë