meta reagon nga qelia asnje leterporosi nuk ka ardhur qe provon shkeljet e mia 6900cd57ddb44

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

October 28, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit se SPAK ka dorëzuar prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Përmes një postimi në Facebook, Meta ironizon këto prova.



“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik”, shkruan Meta në Facebook.

“Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.

E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim”, shtoi Meta.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamasi dorezoi eshtrat qe nuk i perkisnin pengjeve te mbetur netanyahu shkelje e armepushimit do te pergjigjemi 6900ca52352d1
Lajmi i mëparshëm

Hamasi dorëzoi eshtrat që nuk i përkisnin pengjeve të mbetur, Netanyahu: Shkelje e armëpushimit, do të përgjigjemi

zelensky thote se ka nevoje per mbeshtetjen evropiane dhe per dy tre vjet luftime 6900ce8aa741d
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

Të fundit nga

ShkoLartë