meta mund te intimidoje deshmitaret klodiana lala dosja e veliajt eshte duke u qepur 68bc715530774

“Meta mund të intimidojë dëshmitarët”/ Klodiana Lala: Dosja e Veliajt është duke u ‘qepur’

September 6, 2025
1 minut lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje nga dy dosje të njohura në zhvillim, dosja për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj dhe dosja për ish-presidentin Ilir Meta.

Në një studio televizive, Lala zbuloi se dosja për Veliajn është duke u përmbyllur, ndërsa dosja për Metën varet nga seanca paraprake.

Lala shtoi se bëhet fjalë për dy dosje shumë sensitive, që po kalojnë nëpër procese të caktuara ligjore.

“Sa i përket çështjes “Meta”, ka shkuar dosja për gjykim në gjykatë për Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ish-vjehrrën Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Është caktuar gjyqtarja, që është Irena Gjoka, që është akuzuar nga Berisha se ka fshehur dënim në Greqi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse do e kthejë dosjen për hetim apo do e dërgojë për gjykim. Meta po përpiqet që të dalë nga paraburgimi. Nga ana tjetër, SPAK ka ngritur një sërë akuzash, edhe për pastrim parash. Gjykata tha se Ilir Meta mund të intimidojë dëshmitarët.

Sa i përket zotit Veliaj, dosja është duke u “qepur”. Veliaj po shkon drejt ‘rrugës’ që shkoi ligjërisht Ilir Meta. Janë dosje shumë sensitive. Veliaj ka pasur shqetësime shëndetësore, teksa është dërguar në spital dhe është rikthyer, pasi ka bërë analiza. Për çdo njeri, po të jenë në paraburgim, është sikur të të ketë rënë çatia, imagjino për dy njerëz që kanë qenë me shumë pushtet. Mund të publikoj edhe libër, duke dhënë detaje, sesi politikanët e përjetojnë shumë keq burgun, sepse e cilësojnë veten të paprekshëm”,-tha Lala.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tripunovski pritet nje vjelje rekord prej mbi 100 milione kilograme rrush vere deri me 4 shtator jane grumbulluar tashme 30 milione 68bc6ff0ebeab
Lajmi i mëparshëm

Tripunovski: Pritet një vjelje rekord prej mbi 100 milionë kilogramë rrush vere, deri më 4 shtator janë grumbulluar tashmë 30 milionë

vellaznimi lider tefik canga befasia me e kendshme ne pese javet e para 68bc71b3d8f48
Lajmi i radhës

Vëllaznimi lider, Tefik Çanga befasia më e këndshme në pesë javët e para

Të fundit nga

ShkoLartë