meta mbeshtet takimin trump orban shqiperia duhet te ndjeke shembullin e tyre ne mbrojtje te familjes dhe vlerave kombetare 690fb814b5684

Meta mbështet takimin Trump–Orban: Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e tyre në mbrojtje të familjes dhe vlerave kombëtare

November 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në lidhje me takimin mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se mbështet plotësisht thirrjen e Trump për të treguar respekt ndaj liderit hungarez, pasi sipas tij, qëndrimet e Orbán në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale duhet të shërbejnë si model edhe për Shqipërinë.

Meta përmend ligjin e miratuar në Parlamentin hungarez, në prill të këtij viti, ku njihen vetëm dy gjini dhe figura e “shenjtë e nënës dhe babait”.

“Ashtu si ai, edhe ne duhet të jemi të vendosur për të mbrojtur themelet e shoqërisë tonë.

Ligj Anti-Familje i votuar nga Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë përbën një sulm të hapur ndaj familjes dhe kombit tonë,” thekson kreu i Partisë së Lirisë.

Postimi i Ilir Metës

E vlerësoj dhe e mbështes plotësisht thirrjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump për të treguar respekt ndaj liderit të Hungarisë, Viktor Orban.

Një zë i fortë në mbrojtje të sovranitetit, identitetit kombëtar dhe vlerave tradicionale shoqërore, Orban përfaqëson një shembull frymëzimi të jashtëzakonshëm, për vendin e tij dhe mbarë kontinentin, por edhe për popullin tonë për qëndrimin e prerë në mbrojtje të vlerave të familjes, veçanërisht me miratimin e ligjit të propozuar prej tij në Parlamentin hungarez, në prill të këtij viti, ku njihen vetëm dy gjini dhe figura e shenjtë e nënës dhe babait.

Ashtu si ai, edhe ne duhet të jemi të vendosur për të mbrojtur themelet e shoqërisë tonë.

Ligj Anti-Familje i votuar nga Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë përbën një sulm të hapur ndaj familjes dhe kombit tonë.

Më shumë se kurrë, është detyra jonë të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta dhe të shenjta, të familjes dhe kombit, kundër një ideologjie që synon t’i shkatërrojë ato.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti cairi po pastrohet se shpejti do te vendosen kontejneret nentokesor 690fb60ed6ff2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi po pastrohet! Së shpejti do të vendosen kontejnerët nëntokësor

media kroate permend zvonimir bobanin e befason per kurtin 690fb8749d04a
Lajmi i radhës

Media kroate përmend Zvonimir Bobanin e befason për Kurtin!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë