meta jo kafaz qelqi kerkese gjkko i paraburgosuri prane avokatit jo ne kafaz 69e7b5220f382

Meta: Jo kafaz qelqi / Kërkesë GJKKO: I paraburgosuri pranë avokatit, jo në kafaz

April 21, 2026
1 minut lexim

Ish presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shq etësimin për mënyrën se si ai dhe të paraburgosur të tjerë trajtohen në sallën e gjyqit, duke u mbajtur të mbyllur në një kafaz qelqi.

Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Meta i është drejtuar Gjykatës së Posacme dhe për dijeni disa institucioneve të tjera, ku kërkon të qëndrojë  në sallë pranë avokatit të tij dhe jo i izoluar në kafaz.

Sipas ish presidentit, mënyra se si ai trajtohet ai në gjykim, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkelje të nenit 30 të Kushtetutës së Shiperisë, prezumimin e pafajësisë, shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ si dhe të drejtën për mbrojtje efektive.

Në këtë dokument që abcneës ka siguruar, avokati Kujtim Cakrani kërkon që gjykata të konstatojë shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit si pasojë e vemdosjes së tij në kabinën e mbyllur.

Kërkohet nga gjykata antikorrupsion të ndërprihet në mënyrë të menjëhersh kjo praktikë dhe i pandehuri të qëndrojë pranë avokatit të tij, në përputhje me parimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtën për mbrojtje efektive.

Kjo nuk është hera e parë që Ilir Meta i drejton një kërkesë të tillë GJKKO, por më herët gjykata e ka rrëzuar.

Ish presidenti mbahet në qelinë e paraburgimit prej muajit tetor 2024 si i dyshuar për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burgim i perjetshem per murselin deputeti fatos geci te njejtin fat e pret edhe hashim thacin 69e7b43852a93
Lajmi i mëparshëm

Burgim i përjetshëm për Murselin, deputeti Fatos Geci: Të njëjtin fat e pret edhe Hashim Thaçin

rihanna prezanton per here te pare vajzen e saj rocki ne nje kopertine spektakolare te w magazine 69e7b6b806a86
Lajmi i radhës

Rihanna prezanton për herë të parë vajzën e saj Rocki në një kopertinë spektakolare të W Magazine

Të fundit nga

Pa marrëveshje për president

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit. Pas takimit të fundit mes kryetarit
ShkoLartë