mesohet identiteti i viktimave nga aksidenti ne tetove shkup 688b9b5916b41

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në Tetovë-Shkup

July 31, 2025
1 minut lexim

Sektori i Punëve të Brendshme ka dalë me detaje për aksidentin në autostradën Tetovë – Shkup, njofton TV21.

“Sot (31.07) në orën 15:45, në SPB Tetovë, është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup në kryqëzimin “veri”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (59) nga Tetova dhe një autobusi “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.D. (62) nga Tetova. Në aksident kanë humbë jetën shoferi dhe pasagjerët I.I. (55) dhe Z.M. (71) nga Tetova, ndërsa pasagjeri R.I. nga Tetova ka pësuar lëndime trupore dhe do të mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës. Është duke u kryer inspektimi në vendngjarje, të cilin po e ndërmarrin Prokurori Publik Kujdestar dhe Ekipi Inspektues nga SPB Tetovë”, thanë nga SPB Tetovë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meghan markle dhe sekreti bombe i pretenduar per familjen mbreterore qe kercenon ta zbuloje 688b975ad57d5
Lajmi i mëparshëm

Meghan Markle dhe ‘sekreti bombë’ i pretenduar për familjen mbretërore që kërcënon ta zbulojë

spb tetove tre persona kane humbur jeten ne aksidentin ne autostraden tetove shkup 688b9b5c30c1b
Lajmi i radhës

SPB – Tetovë: Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë