mesazhi i spiropalit per zgjedhjet ne hungari shoqerite kane ende fuqine te korrigjojne devijimet 69dc0fdfd3888

Mesazhi i Spiropalit për zgjedhjet në Hungari: Shoqëritë kanë ende fuqinë të korrigjojnë devijimet

April 12, 2026
min lexim

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së  opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari.

Në një mesazh në facebook, Spiropali shkruan se nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

“Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë”, shkruan deputetja e PS, Elisa Spiropali.

Mesazhi i plotë.

Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.

Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.

Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.

Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.

Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne.

Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

voca flet per perfaqesimin e konjufces ne okb kerkon qasje me te ashper ndaj serbise dhe dergon mesazh te forte per nderkombetaret 69dc0ef50a9f7
Lajmi i mëparshëm

Voca flet për përfaqësimin e Konjufcës në OKB – kërkon qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe dërgon mesazh të fortë për ndërkombëtarët!

jennifer lopez surprizon fansat me nje performance ne coachella 69dc117e583e8
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez surprizon fansat me një performancë në Coachella

Të fundit nga

Ylber Çilafi, kryetar i PDSh-së Saraj

Pas Kuvendit Zgjedhor te PDSh-se Dega Saraj, krert e PDSh-se kane keshuar kumtese per opinion. Ja kumtesa partiake: “Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike
ShkoLartë