mesazhi i rreme qe dergohet ne celular aksk paralajmeron qytetaret mos hapni 68cadbf336487

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

September 17, 2025
1 minut lexim

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.



Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

ASK u bën thirrje qytetarëve:

Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.

Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.

Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iu anulua fitorja ne garen presidenciale ne rumani ne raundin e pare kandidati i ekstremit te djathte akuzohet per grusht shteti 68cad8e5b3a8a
Lajmi i mëparshëm

Iu anulua fitorja në garën presidenciale në Rumani në raundin e parë, kandidati i ekstremit të djathtë akuzohet për grusht shteti

krasniqi ne kline dhe malisheve me 12 tetor behuni bashke 68cade0f29f97
Lajmi i radhës

Krasniqi në Klinë dhe Malishevë: Më 12 tetor bëhuni bashkë

Të fundit nga

ShkoLartë