mesazhet kercenuese svecla potenciali per destabilizim nuk ekziston 68b87d4333717

Mesazhet kërcënuese – Sveçla: Potenciali për destabilizim nuk ekziston

September 3, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  duke folur për mesazhet kërcënuese në Mitrovicë ka thënë se janë pjesë e luftës hibride si dhe destabilizimit.

Ai në një deklarim ka thënë këto veprime bëhet edhe për të friksuar qytetarët serb që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës

“Kjo është luftë hibride me qëllim që situata në Kosovë të mos përmirësohet edhe më tutje. Janë kapsolla të destabilizimit, qoftë politik qoftë të sigurisë. Por poashtu bëhen që popullata ynë e etnisë serbe në një mënyrë apo tjetrën për disa të inkurajohet e për disa të frikësohen, grupi i dytë lojal ndaj Republikës së Kosovës, duke tentuar të shfaqin prezencë n e tyre në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se grupe të tilla nuk kanë potencial për destabilizim

“Unë po e thamë prapë që potenciali i tyre për destabilizim nuk ekziston duke qenë se institucionet e Kosovës janë fuqizuar në atë pjesë të Republikës. Por ne të gjitha këto provokime, të gjitha incidentet sado minore të jenë ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht, përgatitemi dhe i përgjigjemi me nivel adekuat”, ka thënë ai.

Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ancelotti 70 lojtare mund te pretendojne per kupen e botes 68b87d33b217d
Lajmi i mëparshëm

Ancelotti: 70 lojtarë mund të pretendojnë për Kupën e Botës

per here te pare nje kompani ukrainase do te hape fabrike armesh ne token e nato s 68b87e55a20ff
Lajmi i radhës

Për herë të parë një kompani ukrainase do të hapë fabrikë armësh në tokën e NATO-s

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë