mesazh per selen fytyra apo pushteti mickoski mbyll deren per zgjerim te koalicionit 69c1b9a10e08b

Mesazh për Selën: “FYTYRA APO PUSHTETI?” MICKOSKI MBYLL DERËN PËR ZGJERIM TË KOALICIONIT

March 24, 2026
1 minut lexim

“Fytyrën e ruan gjatë gjithë jetës dhe e humb vetëm një herë”, kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski kur u pyet nëse ka bisedime me Ziadin Selën për zgjerimin e koalicionit të tij qeverisës. Mickoski tha se bashkëpunimi me partnerët aktualë është korrekt dhe se për momentin nuk ka hapësirë për zhvillim të bisedimeve me parti të tjera.

 

“Si koalicion kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe nuk shoh për momentin hapësirë për bisedime me parti të tjera politike. Sepse do të përsëris, fytyrën e ruani gjatë gjithë jetës, kurse e humbni vetëm një herë”, potencoi Mickoski.

 

Për sa i përket çështjes së ministrit Fatmir Limani dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët haptazi janë konfrontuar me udhëheqësit e koalicionit VLEN, Mickoski tha se marrëveshja parimore me koalicionin VLEN është në fuqi dhe se këto çështje do të diskutohen patjetër para rikonstruimit të kabinetit qeverisës, që pritet të ndodhë në muajin qershor.

 

“Ne kemi marrëveshje parimore në Qeveri, të tre strukturat politike: koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ‘ZNAM’. Kemi lajmëruar se në muajt qershor ose korrik do të kemi rikonstruim të qeverisë dhe, kuptohet, shumë çështje para këtij rikonstruimi do të vendosen në tavolinë dhe do të diskutohen”, tha Mickoski.

 

Kujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, shumë deputetë shqiptarë kanë lëvizur herë nga pushteti në opozitë, e herë nga opozita drejt shumicës, duke mos gjetur rehati. Ndërsa sa janë korrekte ndaj votuesve lëvizje të tilla, mbetet që ta vlerësoni vetë ju, shikues të nderuar.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rizvanolli pret delegacionin e bankes boterore theksohet thellimi i partneritetit ne energji dhe miniera 69c192688a5c7
Lajmi i mëparshëm

Rizvanolli pret delegacionin e Bankës Botërore, theksohet thellimi i partneritetit në energji dhe miniera

trump shba do te marre uraniumin e pasuruar te iranit nese arrihet marreveshja 69c1ba33253e5
Lajmi i radhës

Trump: SHBA do të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit nëse arrihet marrëveshja

Të fundit nga

ShkoLartë