Ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov, me rastin e Pashkëve katolike, që janë të dielën më 6 prill, në urimin e tij përcolli një mesazh për paqe në botë, për fundin e konflikteve, duke cituar Papën i cili vazhdimisht bën thirrje për lutje për paqe dhe përpjekje që të heshtin armët dhe t’i jepet mundësi dialogut në të cilin mund të dëgjohen zërat e popujve.
“Ne jemi farë e mbjellë në një fushë të madhe, farë që jep fryt të bollshëm. Ne jemi farë e dhembshurisë dhe dashurisë, dhe përmes nesh Zoti është i pranishëm në këtë botë. Duke ndjekur shembullin e Mësuesit dhe Zotit të tyre, të krishterët kanë marrë fuqinë të jenë shenjë për botën në emrin e Tij dhe janë të thirrur t’u ofrojnë pajtim të gjithë njerëzve duke drejtuar lutjen e tyre të falënderimit ndaj Zotit në emër të të gjithëve”, tha Kiro Stojanov – ipeshkvi i Shkupit.
Burimi: lajmpress.org



