mes tensioneve me shba te kina shton rezervat e nikelit 686b7ad1eaae9

Mes tensioneve me SHBA-të, Kina shton rezervat e nikelit

July 7, 2025
1 minut lexim

Kina po grumbullon sasi të mëdha nikeli duke përfituar nga çmimet e ulëta për të mbushur rezervat me metalin kryesor për çelikun dhe bateritë e makinave elektrike ndërsa përballet me një luftë të  përshkallëzuar tregtare me SHBA-të.

Pekini ka blerë rreth 100 mijë ton nikel për rezervat shtetërore qëprej muajit dhjetor, sipas dy burimeve dhe një analize të Financial Times. Tre persona të tjerë kanë konfirmuar blerjet, por nuk kanë dhënë shifra.

Ekspertët e industrisë thonë se rezerva e nikelit të Pekinit vlerësohej nga 60-100 mijë ton përpara raundit të fundit të blerjeve, çka do të thotë se këtë vit Kina mendohet ta ketë dyfishuar. Kina nuk e deklaron rregullisht sasinë e rezervave të metalit.

“Ka pasur një rritje të madhe në importet kineze të metalit të nikelit që po shkon drejt rezervave strategjike të qeverisë”, tha një zyrtar i lartë.

Administrata e Ushqimit  Kombëtar dhe Rezervave Strategjike në Kinë që menaxhon rezervat shtetërore,  ka që prej dhjetorit që blen nikel të pastër i quajtur ndryshe “i klasit të parë”.

Të dhënat doganore tregojnë se blerjet e nikelit të pastër arritën në 77,654  ton në pesë muajt e parë të  2025-ës, niveli më i lartë që prej vitit 2019 dhe dyfishi i së njëjtës periudhë së vitit të shkuar. 

Konsumimi i nikelit të klasit të parë po rritet me 5-10% në vit,sipas një analize. Grupi Ndërkombëtar i Studimit të Nikelit parashikon se kërkesa totale për nikelin në Kinë do të rritet me 4.9% në vitin 2025, përfshirë  edhe gradat më të ulëta apo produktet e tij.

Kina po blen edhe metale të tjera, sipas një burimi të afërt me një bashkëpunëtor tregtar të qeverisë. Administrata e rezervave strategjike deklaroi në muajin mars se po kërkon të blejë nikel, litium, kobalt dhe bakër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teknologjia kuantike fokusi tek atomet e ftohta 686b7a96109f0
Lajmi i mëparshëm

Teknologjia kuantike, fokusi tek atomet e ftohta

ARBEN FETAHI
Lajmi i radhës

Fetai sfidon Selën: Bujrum matu me Mendi Qyrën në Strugë!

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë