merz per marreveshjen shba be u shmang nje perplasje tregtare 6886a3ab54690

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

July 28, 2025
1 minut lexim

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë, një nga prodhuesit më të mëdha të automobilave, ekonomia e së cilës do të prekej rëndë në rast se hynin në fuqi tarifat ndëshkuese të Trump.



Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti i pari marrëveshjen tregtare.

“Është një zhvillim pozitiv që BE dhe SHBA arritën një marrëveshje për tarifat,” tha Merz, duke theksuar se me të “u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automobilave.”

Pavarësisht nga sa u arrit Merz la të kuptohet se Gjermania nuk do të ndalet me kaq. “Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, përfshirë edhe marrëveshje të tjera tregtare”, citohet të ketë thënë ai sipas Reuters.

Nëse do të hynin në fuqi tarifat prej 30% për eksportet europiane drejt Shteteve të Bashkuara, për Shoqatën Gjermane të Makinerive dhe Inxhinierisë mund të rrezikohej ekzistenca e shumë ndërmarrjeve.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu 205 milione euro per spitale qe frymezojne besim jo frike video 6886a0db011b2
Lajmi i mëparshëm

Aliu: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë (VIDEO)

mucunski ne stamboll mungon rruga evropiane ne procesin e eurointegrimit te rajonit ne be 6886a422cf9ca
Lajmi i radhës

Mucunski në Stamboll: Mungon rruga evropiane në procesin e eurointegrimit të rajonit në BE

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë