merz macron nuk do te jete me president i frances por do te vazhdon koordinimi berlin paris 6a5aa4336863f

Merz: Macron nuk do të jetë më president i Francës, por do të vazhdon koordinimi Berlin-Paris

July 17, 2026
1 minut lexim

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Berlini do të vazhdojë të punojë për një marrëdhënie të ngushtë me Francën, pavarësisht zhvillimeve politike në Paris dhe zgjedhjes së presidentit të ardhshëm francez.

Duke folur për të ardhmen politike të Francës, Merz tha se presidenti aktual, Emmanuel Macron nuk do të mund të kandidojë për një mandat të ri, por shprehu bindjen se pasuesi i tij do të udhëhiqet nga interesat e përbashkëta të dyja vendeve.

Emmanuel Macron nuk do të jetë në gjendje të jetë presidenti i ardhshëm i Francës, por supozoj se kushdo që do ta pasojë atë do të udhëhiqet nga ajo që është e drejtë dhe e nevojshme për interesat e vendeve tona”, tha Merz.

Kancelari gjerman theksoi se Gjermania do të vazhdojë të forcojë partneritetin me Francën, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë bashkëpunimin me fqinjin tonë francez sa më të afërt, të thellë dhe të bazuar në besim, pavarësisht se si do të votojë populli francez”, u shpreh ai.

Merz shtoi se kjo qasje vlen si për Pallatin Élysée, selinë e presidencës franceze, ashtu edhe për Asamblenë Kombëtare të Francës.

Dora e Gjermanisë do të mbetet gjithmonë e shtrirë për një bashkëpunim më të thellë dhe të besueshëm me Francën, pavarësisht vendimeve të votuesve në dy vendet tona”, deklaroi kancelari gjerman.

Ndryshe,l Macron nuk mund të jetë më president i Francës sepse Kushtetuta franceze e kufizon presidentin në dy mandate radhazi.

Macron u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022. Sipas nenit 6 të Kushtetutës së Francës, një president nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

antetati ndaj thimjo rubatit autoret u arratisen me motor policia e sarandes kontrolle nga toka dhe deti 6a5aa3cf79735
Lajmi i mëparshëm

Antetati ndaj Thimjo Rubatit! Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

vetem dy jave na ndajne nga sunny hill festival 2026 nis numerimi mbrapsht per spektaklin me te madh muzikor ne kosove 6a5aa4fb37e94
Lajmi i radhës

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë