merz kerkon reflektim per ballkanin perendimor 6980874b77776

Merz kërkon reflektim për Ballkanin Perëndimor

February 2, 2026
1 minut lexim

Pas samitit në Zagreb me liderët e së djathtës evropiane, kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike.

“Shpresoj që sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së. Madje shpresoj që e kundërta të jetë e vërtetë, sepse shtetet kandidate nga Ballkani Perëndimor po presin që të jenë në gjendje të riformësojnë marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Evropian përballë sfidave me të cilat përballemi”.

Merz ka besim te roli që mund të luajë Kroacia për të ndihmuar shtetet ballkanike në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

“Kryeministri kroat Andrey Plenkovic është ndoshta ai që ka gjykimin më të mirë për këtë rajon, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dhe të gjithë mbështetemi në këshillat e tij, sepse ai e njeh shumë mirë këtë rajon dhe udhëheqësit e tij. Po flasim për këtë, por ende nuk kemi një zgjidhje, duhet ta pranoj këtë. Evropa Juglindore nuk duhet të mbetet e ekspozuar ndaj aktorëve të tjerë destabilizues”.

BE-ja duhet që të forcojë investimet në këtë rajon, pasi sipas Merz kjo pjesë e Evropës ka një rol të rëndësishëm për stabilitetin e kontinentit tonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

liverpool shpenzon 60 milion euro ne diten e fundit te trasnferimeve 698086831da06
Lajmi i mëparshëm

​Liverpool shpenzon 60 milion euro në ditën e fundit të trasnferimeve

kamioni del nga rruga dhe perfundon te bregdeti i vlores shoferi ne gjendje te rende 698088247881b
Lajmi i radhës

Kamioni del nga rruga dhe përfundon te bregdeti i Vlorës, shoferi në gjendje të rëndë

Të fundit nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë