merre dhuraten se di a do jem gjalle 3 te vrare dhe mbi 10 te plagosur si u shnderrua perpjekja per faljen e gjaqeve ne skene lufte ne krete 690648881a721

“Merre dhuratën, s’e di a do jem gjallë”/ 3 të vrarë dhe mbi 10 të plagosur, si u shndërrua përpjekja për faljen e gjaqeve në skenë lufte në Kretë

November 1, 2025
1 minut lexim

Atmosfera në fshatin Vorizia, në Heraklion, është kthyer në arenë lufte, pasi një përplasje e dhunshme midis dy familjeve ka përfunduar tragjikisht me 3 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur.

Sipas mediave vendase, tensionet mes dy familjeve kanë qenë të pranishme prej një viti, dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për t’i zbutur ato përmes një pagëzimi që do të mbahej të shtunën pasdite në Kissous, një fshat pranë Vorizias.

Njëra prej familjeve i kishte propozuar tjetrës që një prej anëtarëve të bëhej kumbar në këtë pagëzim, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet. Por duket se ky propozim nuk dha rezultat.

Merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë”, kishte deklaruar anëtari që mori ftesën për pagëzimin.

Konflikti ka shpërthyer të shtunën në mëngjes, duke u kthyer shpejt në një shkëmbim të dhunshëm zjarri mes anëtarëve të dy familjeve. Forcat policore janë mobilizuar menjëherë dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa operacioni në terren vijon ende në kulmin e tij.

Sipas informacionit zyrtar, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur.

Burri i vrarë dhe një grua e re nga e njëjta familje janë transportuar në Spitalin Venizelio të Heraklionit, por nuk mbijetuan, ndërsa viktimat e dyta, dy grua, dhe të paktën dy të plagosur të tjerë, përfshirë një fëmijë, u dërguan në spitalin Pagni.

Policia ka vendosur forca të shumta sigurie në të dy spitalet, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Sipas burimeve lokale, tensioni kishte filluar që mbrëmjen e kaluar, pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese artizanale në një shtëpi ende në ndërtim, që dyshohet se i përkiste njërës prej familjeve të përfshira në konflikt.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angli 56 femije azilkerkues ende te zhdukur ne kent dyshime te trafikuesit 690646d550c00
Lajmi i mëparshëm

Angli, 56 fëmijë azilkërkues ende të zhdukur në Kent, dyshime te trafikuesit

rama asfaltimi ne rrugen bob doll drejt perfundimit kater korsi e transformim total 69064db000ca2
Lajmi i radhës

Rama: Asfaltimi në rrugën Bob Doll drejt përfundimit, katër korsi e transformim total

Të fundit nga

ShkoLartë