merr flake kati i pare i nje hoteli ne tirane evakuohen personat qe ndodheshin brenda 68f2b823b8a43

Merr flakë kati i parë i një hoteli në Tiranë, evakuohen personat që ndodheshin brenda

October 17, 2025
1 minut lexim

Kati i parë i një hoteli në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fsk avancon trajnimin e pjesetareve me mbeshtetjen e ushtrise amerikane 68f2b789ee2b9
Lajmi i mëparshëm

FSK avancon trajnimin e pjesëtarëve me mbështetjen e Ushtrisë Amerikane

johann wadephul budapesti perpjekja e dyte per ta bindur putin te negocioje 68f2b8969c342
Lajmi i radhës

Johann Wadephul: Budapesti, përpjekja e dytë për ta bindur Putin të negociojë

Të fundit nga

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Më 30 dhjetor 1991 filloi

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani
ShkoLartë